Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Nga sot çmimet e karburanteve do kalojnë në filtra, nis punën Bordi i Administrimit


Kryeministri Rama ka njoftuar që në mëngjes se çmimet e karburanteve në vend do kalojnë në filtrin e transparencës për të mos lejuar abuzimin në kurriz të qytetarëve.

Kreu i qeverisë njoftoi se nga sot do funksionojë Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit.

“MIRËMËNGJES, dhe me konfirmimin se nga sot, me ngritjen e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit, çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës, për të mos lejuar asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve dhe marzhi i fitimit do të ngrijë sepse kjo nuk është kohë për të nxjerrë fitime, po për të rezistuar të gjithë së bashku, ju uroj një fundjavë të mbarë.” – shkruan Rama në Facebook.