Teksa në vend kanë nisur protestat kundër rritjes së çmimeve kryeministri Rama ka paralajmëruar miratimin e një Pakete të Rezistencës Sociale.
Sipas kreut të qeverisë ajo do shërbejë për të zbutur pasojat e krizës globale energjitike e luftës në Ukrainë.
Më herët Rama njofton se nga sot çmimi i karburantit të kalojë në filtra pas nisjes së punës së Bordit të Administrimit.
“Kryeministria – Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare.” – shkruan Rama.