Kryeministri Rama ka prezantuar Paketën e Rezistencës Sociale me 7 pika e cila sipas tij do shërbejë për të zbutur sadopak ndikimin e rritjes së çmimit të energjisë në tregjet globale dhe të luftës në Ukrainë.
Ai tha se përfitues të kësaj pakete do jenë kategoritë më të prekshme dhe që janë me të vërtetë nevojtare duke përshirë pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike, përdoruesit e linjave urbane, fermerët etj.
Paketa
1.Do derdhim menjëherë 3.6 miliardë lekë për të indeksuar pensionet. Kjo masë do reflektohet që në pensionin e radhës për mbi 630 mijë pensionistë.
2.Për 434 mijë përfitues do kompensojmë me lekë në dorë rritjen e çmimeve të shportës. Qeveria do japë 30 mijë lekë të vjetra për 3 muaj rresht si kompensim për rritjen e çmimeve të shortës për pensionistët që marrin më pak se gjysma e pagës minimale, pensionistëve të invaliditetit, pensiontët që jetojnë vetëm, paraplegjikë, tetraplegjikë e të vërbër dhe familjet që jaë në skemën e ndihmës ekonomike.
3.Qeveria do mbështesë qytetarët që përdorin linjat urbane do derdhur 500 milionë lekë për të paguar çmimin e biletës që asnjë udhëtar të mos preket nga rritja e çmimit qoftë brenda qytetit qoftë nga qyteti në qytet.
4.Do tërheqim dy muaj para futjen në fuqi të ligjit të taksës për pagat mbi 400 mijë lekë të vjetra, për përgjysmimin e taksës për pagat mbi 500 mijë lekë të vjetra e ulje taksash për pagat mbi 1 milion lekë të vjetra.
5. Do shtojmë 20 miliardë lekë për financimin e mburojës së çmimit të energjisë në mënyrë që fatura të paguhet sikur këtu nuk ka ndodhur asgjë.
6. 1.4 mld lekë mbështetje për fermerët për naftë. Atyre në bulevard që mbrojnë fermerët, mësojeni se fermerët e republikës së Shqipërisë, e kanë naftën pa taksa.
7. Në prill paga minimale 320 mijë lekë të vjetra