Vendosni fjalën kyçe....

Rusët shfrytëzojnë derën e pasme serbe për në Europë. Eurodeputeti: Serbisë t’i ndalohen fluturimet në eurozonë


Qendra për Komunikime Strategjike dhe Siguri të Informacionit nën Ministrinë e Kulturës dhe Politikës së Informacionit të Ukrainës ka denoncuar përdorimin e Serbisë si portë hyrëse për në Europë për shkak se Beogradi nuk ka mbyllur hapësirën ajrore për Moskën.

Rusët shfrytëzojnë “derën e pasme serbe” për të shmangur ndalimin e fluturimeve nga BE. Air Serbia ka 15 fluturime direkte nga Moska në Beograd në javë. Rusët që mbërrijnë në Serbi po udhëtojnë për në Evropë, me destinacionet kryesore të Qipros, Francës, Zvicrës dhe Italisë”-shkruan Qendra në Twitter.

Ndërsa eurodeouteti Urmas Paet ka kërkuar që të ndalohen fluturimet për në hapësirën ajrore të BE-së për Serbinë dhe Air Serbia.

Air Serbia gjithashtu duhet të ndalohet të fluturojë në hapësirën ajrore të BE-së, pasi Serbia dhe Air Serbia po injorojnë sanksionet e BE-së kundër Rusisë. Air Serbia është dritarja drejt Evropës për Rusinë”-thotë europarlametari Urmas Paet.