Tirana ka fituar sfidën ndaj Vllaznisë duke konfirmuar veten si skuadra më pranë fitores së titullit kampion në Superligën shqiptare.
Shkodranët shënuan të parët në sfidën e luajtur në Loro Boriçi me Aralican në minutën e 7 ndërsa barazimi për bardh e blutë erdhi vetëm dy minuta nga fundi i pjesës së parë me Ismajlgecin.
Goli i fitores për Tiranën u shënua nga Hoti në minutën e 70. Tirana shkon në kuotën e 56 pikëve në krye të tabelës ndërsa Vllaznia qendorn në vendin e katër me pikë të barabarta me Kukësin.
Në sfidën tjetër Partizani baazoi me rezultatin 2-2 me Egnatian.
Egnatia shënoi e para me Shytin në pjesën e parë ndërsa Partizani barazoi me Junior në minutën e 61’. Në minutën e 66 Marku u ndëshkua me karton të kuq duke lënë Partizanin me karton të kuq. Më pas në minutën e 89 Shtubina dyfishoi rezultatin për Egnatian dhe dy minuta më vonë Bitri do linte Partizanin me 9 lojtarë. Por në kohën shtesë Junior do shpëtonte Partizanin nga humbja dhe barazuar rezultatin dhe ndarë një pikë.