Vendosni fjalën kyçe....

“As mos shtyj, as mos prek” – Përplasje mes policisë dhe protestuesve te rruga e Gjykatës së Lartë: Do bëhet si ’97-ta


Tensione mes policisë dhe protestuesve në rrugën e Gjykatës së Lartë në Tiranë.

Protestuesit u ulën në rrugë duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve, por këtu ndërhynë forca të shumta policie të cilët nuk po i lejojnë të qëndrojnë aty dhe kërkojnë t’i shpërndajnë.

Në një moment pati përplasje dhe shtyrje mes dy palëve.

 “As mos shtyj, as mos më prek”-i drejtohet një nga protestuesit policëve.

Ndërkohë një protestues tjetër ka deklaruar se nuk e ka problem edhe nëse do futet në burg për këtë pasi ai gjykon se nuk ka zgjidhje tjetër për të kërkuar zgjidhje për rritjen e çmimeve.

“Do bllokojmë edhe më shumë, çdo ditë e më shumë derisa të binden njerëzit, nuk ka rrugë tjetër. Ose përndryshe do bëhet si 97. Por 97-ta do jetë më keq për fëmijët tuaj. Sot më merr 72 orë, më mirë se gjithë jetën në burg. Nuk rri gjithë jetën në burg me 200-300 mijë lekë rrogë që as për letra banjoje nuk del.”– tha protestuesi.