Në selinë blu është thirrur mbledhja e kolegjit të kryetarëve të PD.
Takimi është thirrur nga kryedemokrati Basha dhe vjen pas zhvillimeve të fundit në PD, si edhe për shkak të rezultatit të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit.
Basha mësohet se ka thënë gjatë mbledhjes se në këtë situatë ndodhen prej vendimit që grupi ndërmori ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ai ka thënë para tyre se duhet diskutuar me përgjegjësi dhe të bashkojnë PD, në mënyrë që të arrijnë suksese elektorale.
“Kam përsëritur para deputetëve atë që u kam thënë ju në takimin e fundit që jam në dispozicion të zgjidhjes. Zgjidhja është një proces. Këtu nuk ndodhemi prej gabimeve por për shkak të vendimit të 9 shtatorit. Grupi i qëndroi vendimit të 9 shtatorit. E kuptojmë se nuk kemi shans me një non grata. Ajo që na vlen sot është një diskutim me përgjegjësi I kolegjit të kryetarëve pasi ky kolegj mban peshën më të madhe. Sfida është si ti bëjmë bashkë këto 3 pjesë. 9 shtatorin nuk e zhbëjnë dot nëse nuk duam të zhbëjnë PD. Duhet të tregojmë mençuri të bashkojmë PD-në, që të arrijmë sukses elektoral. Situata është eksplozive dhe detyra jonë është të jemi 1 orë e më parë në shërbim të njerëzve. Unë në shërbim të zgjidhjes kam vënë në dispozicion gjithçka”-ka deklaruar Basha.