Vendosni fjalën kyçe....

“Bashkohuni me ne” – Pas largimit nga Kryeministria protestuesit ulen këmbëkryq te “Myslim Shyri” dhe bllokojnë rrugën


Pas përfundimit të protestës tek Kryeministria, kanë bllokuar kryqëzimin tek “Myslym Shyri”, mes ministrisë së Financave, Gjykatës së Lartë dhe Qendrës.

Ata kanë bllokuar lëvizjen e mjeteve dhe janë shprehur se protesta e tyre do vijojë çdo ditë. Një patrullë policie është vendosur para drejtorisë së Policisë së Tiranës në Myslym Shyr duke devijuar qarkullimin për të mos patur një përplasje të automjeteve në këtë rrugë me protestuesit. Ndërkohë automjetet që vijnë nga qendra janë bllokuar.

Të ulur këmbëkryq ata u bëjnë thirrje shoferëve të fikin makinat dhe t’u bashkohen protestës së tyre.

“Bashkohuni me ne”-bërtasin ata.

Protesta e sotme nisi në orën 11:00 në Sheshin Shkënderbej dhe qytetarët më pas marshuan drejt sheshit përpara Kryeministrisë ku kanë qëndruar për më shumë se dy orë.