Skënder Gega e ka nisur me barazim ndaj Laçit aventurën e tij nën drejtimin e Skënderbeut.
Sfida e luajtur në transfertë përfundoi në barazim pa gola me Laçin që u ndëshkua me karton të kuq.
Në sfidën tjetër Kukësi fitoi 0-2 ndaj Dinamos. Golat për verilindorët u shënuan nga një autogol i Prodanit në pjesën e parë dhe Milunovic dyfishoi shifrat në pjesën e dytë.
Kukësi me këtë fitore i afrohet vendit të dytë të mbajtur nga Laçi vetëm 4 pikë larg.