Një 38 vjeçar është arrestuar në Papër të Elbasanit pasi në vitin 2016 ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 10 vite burg për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.
Ervis Hasankolli u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Papër”.
“Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Papër”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Elbasan.
Vihet në pranga një 38-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të tyre, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Papër” në kuadër të të cilit bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
– Ervis Hasankolli, 38 vjeç, banues në fshatin Papër, Elbasan.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, në vitin 2016, e ka dënuar me 10 vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.