Vendosni fjalën kyçe....

Kapllanaj: Te grupimi i Berishës kanë frikë të flasin kundër tij, në PD të krijohet një Komision i Përbashkët për bashkim


Kryetari i Degës së Fierit, Agron Kapllanaj në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve ka kërkuar që në PD të krijohet një Komision i Përbashkët për të bashkuar demokratët.

Por Kapllanaj ka thënë se vendimi i 9 shtatorit për Berishën nuk duhet të ndryshojë. Kapllanaj shtoi se te grupimi i Berishës kanë frikë të flasin kundër tij dhe rruga më e thjeshtë në PD është të hyjë në zgjedhje por kjo nuk i bën mirë partisë.

Në lidhje me Komisionin, Kapllanaj sugjeroi që në të të mos jenë as Berisha e as Basha në mënyrë që kjo strukturë të drejtojë PD-në deri në një periudhë kohe deri në procesin e ardhshëm zgjedhor.

Ne duhet të gjejmë një mekanizëm për t’u bashkuar. Propozimet që ne bëjmë me ju i diskutojmë, por keni pare që nga ana tjetër të thotë dikush këto që po ju kërkojmë ne ju? Jo nuk ka, se kanë frike të flasin kundër Sali Berishës. Vendimi i 9 shtatorit për Sali Berishën nuk mund te ndryshojë. Rruga më e thjeshtë është të hapim garë në PD. Të lëmë datën e zgjedhjeve dhe të hyjmë në zgjedhje. A na bën mirë kjo? Mendoj se jo. A i bashkon demokratet jo, ndoshta do i dëmtojë me shume, do çahet më shumë. Mund të ngremë një komision me 10 veta, dhe ne bëjmë një veprim për të bashkuar demokratët 5 anëtarë nga PD dhe i lëmë afat foltores të sjellë 5 persona nga ana e saj. Natyrisht pa Berishen dhe Bashën. Nëse nuk vijnë kjo strukturë të drejtojë PD për një periudhë kohe deri në procesin e ardhshëm zgjedhor”-tha Kapllanaj.