Vendosni fjalën kyçe....

Në Shqipëri mbërrin familja e parë e larguar nga Ukraina


Në Shqipëri ka mbërritur familja e parë e larguar nga Ukraina për shkak të sulmeve të nisura atje nga Rusia.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin ka shpërndarë foton e familjes me katër anëtarë të cilët janë strehuar në një fermë në Laknas të Tiranës.

Ikur nga tmerri i luftës, familja e parë nga Ukraina mbërrin në Tiranë! Mikpritja shqiptare nuk zhgënjen! Uka Farm në Laknas hap dyert për nënën me dy fëmijët e saj”-shkruan Spiropali.

Mbi një milion persona raportohet se kanë lënë Ukrainën që prej fillimit të sulmeve nga ana e Rusisë.

Ndërsa vende të ndryshme kanë filluar të presin qytetarë nga Ukraina ku Polonia është vendi kryesor i BE-së nga ku kalojë refugjatët e luftës.