Vendosni fjalën kyçe....

Nis protesta e pestë kundër rritjes së çmimeve në Tiranë, Ervin Goci: Ftesa e Ramës ishte të ngordhim


Ka nisur grumbullimi i njerëzve në “Sheshin Skënderbej” për të vazhduar përballë Kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve në vend.

Qytetarët kërkojnë heqjen e taksave për naftën për të ulur çmimin, ndërsa e kanë quajtur false paketën e rezistencës sociale të kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci u shpreh se sot në Shqipëri ke vetëm dy zgjidhje: Ose do protestosh, ose do ngordhësh.

“Ftesa e kryeministrit ishte ngordhni. Pse duhet të ngordhini? Se unë kam shpallur luftë. Lufta bëhet në Ukrainë dhe unë kam shpallur luftë këtu. Pse? Sepse unë dua. Ka një javë që hedh foto nga Ukraina për të justifikuar çdo vendimmarrje të qelbur që merr. Një tallje kolosale me interesin dhe vullnetin e njerëzve. Kjo është totalisht e pafalshme sepse emergjenca jonë është të zgjidhet çështja e çmimeve.”– u shpreh Goci.

Kjo është dita e pestë e protestës kundër rritjes së çmimeve të naftës dhe të produkteve ushqimore.