Vendosni fjalën kyçe....

Qytetari me lule në protestë: I kam për policët, ndihmuan Ramën të mbushë burgjet


Një qytetar në protestën e sotme ka shkuar me një tufë me lule në duar.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se lulet i kishte marrë në formë simbolike për policët që sipas tij kanë ndihmuar kryeministrin Edi që ai “të mbushë burgjet” me protestues.

 “Unë jam një nga ata që më ka katandisur Rama që të shkel ligjin. Meqë ka bërë shumë punë që qendrat sociale i ka mbushur e burgjet unë si llumi i Shqipërisë, kam ardhur t’u jap lule policëve që kanë ndihmuar Ramën që ne të shkelim ligjin dhe ai të mbushë burgjet.”- tha protestuesi.

Qytetarët u mblodhën sot në ditën e pestë në protestës fillimisht në sheshin “Skënderbej” për të vijuar më pas marshimin drejt Kryeministrisë.