Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Gjysma e të punësuarve në Shqipëri janë me pagë më të lartë se ajo minimale


Në këto momente kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me bizneset për të prezantuar Paketën e Rezistencës Sociale.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se paga minimale do të bëhet që nga muaji prill 32 mijë lekë. Sipas tij, gati gjysma e të punësuarve në Shqipëri janë me një pagë më të lartë se paga minimale.

“Në këtë situatë absurde të krijuar nga një luftë që zhvillohet vetëm 2 orë larg në vijë ajrore nga ne, shikojmë edhe pasojat e rritjes së çmimeve. Kemi vendosur heqjen e taksës me pagën mbi 40 mijë lekë. Keni dhe në të ardhur plus, që është një 7% i ndarë mes punëdhënësit dhe punëmarrësit.

Pagat minimale në Shqipëri janë 30 mijë lekë dhe nga fillimi i muajit prill do të reflektohet rritja e pagës minimale e cila do të shkojë 32 mijë lekë. Deri në fund të mandatit, paga minimale do të shkojë deri në 40 mijë lekë. Gati gjysma e të punësuarve në Shqipëri janë me një pagë më të lartë se paga minimale.”- tha Rama.