Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: Bashën e refuzoi elektorati i djathë dhe shoqëria e braktisi


Deputeti Ervin Salianji i cili që pas zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit i ka dalë kundër Lulzim Bashës i ka kërkuar edhe sot dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike.

Salianji thotë se dorëheqja është akt i ndërgjegjes dhe çdo humbës largohet dhe përzgjedhja e pasardhësit nga humbësi sjell vetëm dështim.

Deputeti i PD-së thotë më tej se Bashën e braktisi shoqëria dhe elektorati i djathtë e refuzoi.

Dorëheqja është akt i ndërgjegjes por dhe normë morale e pashkruar në politikë, çdo humbës largohet dhe as mendon dhe as mund te imagjinohet që humbësi të caktojë se kush do jetë pas tij! Historia na tregoi se përzgjedhja e pasardhësit sjell vetëm dështim!

Zgjedhjet nuk i humbën demokratët, ata dhe elektorati i djathtë refuzuan Lulzim Bashën, shoqëria e braktisi po ashtu! Për interes të Partisë Demokratike shumica e grupit parlamentar kërkoi dorëheqjen e tij, duke e identifikuar atë si problemin! Vota ishte kundër tij!”-shkruan Salianji.