Vendosni fjalën kyçe....

Sot dita e pestë e protestave kundër rritjes së çmimeve


Këtë të Dielë qytetarët pritet të dalin sërish në protestë kundër rritjes së çmimeve. Kjo do të jetë protesta e pestë radhazi që do të mbahet kundër rritjes së çmimeve, të naftës dhe të produkteve bazë të shportës.

Protesta e thirrur nga shoqëria civile pritet të nisë paradite në orën 11:00. Protestat kanë përfshirë disa qytete të vendit, me qytetarët që kërkojnë nga qeveria të marrë masa për rritjen e çmimeve, duke kërkuar heqje të taksave, disa kërkuan edhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

Pas protestës së djeshme para Kryeministrisë, protestuesit iu drejtuan Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku kërkuan lirimin e protestuesve të arrestuar. Përgjatë gjithë katër ditëve të para ka patur disa protestues të shoqëruar dhe të arrestuar.

 

Lidhur me situatën e krijuar, kryeministri Edi Rama ngriti një Bord të Administrimit të Karburanteve me përfaqësues nga qeveria dhe me furnizues të naftës. Ditën e djeshme pas mbledhjes së parë, Bordi i Administrimit të Karburanteve vendosi që nafta do të jetë 217 lekë/litër.

Por kjo nuk është e mjaftueshme për qytetarët të cilët do të dalin përsëri para godinës së Kryeministrisë.

PAMJE NGA PROTESTAT