Vendosni fjalën kyçe....

“Sot kisha ditëlindjen por erdha të protestoj”- Vogëlushja i kërkon Ramës të largohet nga detyra: Nuk je i denjë o legen


Protestës së sotme kundër rritjes së çmimeve i është bashkuar edhe një vogëlushe e cila mbajti një fjalim para qindra protestuesve.

Vogëlushja i kërkoi kryeministrit Edi Rama të kthejë projektin tek Kodra e Priftit ku ajo ka edhe banesën, si dhe të largohet nga detyra duke e konsideruar atë të padenjë për këtë pozicion.

“Nuk i kemi lekët si ju. Ju vidhni taksat tona. Ulini çmimet dhe na rrisni rrogat. Sot unë kisha ditëlindjen dhe erdha të protestoj për rritjen e çmimeve sepse askush nga ne nuk mund t’i durojë dot këto rritje dhe ktheje projektin te Kodra e Priftit në vend.

Ti ke ndërruar projektin. Kjo nuk është e drejtë. Lëviz nga ai pozicion që ke sepse ti nuk je i denjë për këtë vend. Ti nuk je i denjë, o legen. Rama ik, liroje shpejt vendin tënd. Rama ik, Rama ik!”– u shpreh vogëlushja.