Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në Malin e Tomorrit, digjet një sipërfaqe pyjore dhe kullota


Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në Malin e Tomorrin në zonën në Njësinë Administrative Roshnik.

Flakët kanë djegur një sipërfaqe pyjore, kullota dhe shkure në një sipërfaqe të konsiderueshme. Zjarri është ndihmuar edhe nga era si dhe terreni i vështirë që ka vështirësuar rrugën për mbërritjen e zjarrfikëses.

Dyshohet se zjarri është ndezur qëllimisht nga barinjtë e zonës për hapjen e kullotave.