Gazetari Baton Haxhiu i ka quajtur protestat në vend të neveritshme, të pakuptimta.
Ai tha se ndërsa një vend me 40 milionë banorë po shkatërrohet nga lufta protestuesit po ofendojnë Shqipërinë.
Haxhiu e bëri deklaratën në emisionin ‘Opinion’ ku shtoi se në fjalimet gjatë protestës ka racisëm e paqartësi.
“Çfarë po bëjnë protestuesit? Po ofendojnë Shqipërinë në këtë moment. Të shkatërrohet një vend me 40 milionë banorë dhe mos me pas dhembshuri për dhimbjen dhe vrasjen? Unë e kam problem me ndërgjegjen. Ça lidhje kanë çmimet? E di çfarë do të ndodhte nëse lufta zgjat? E di çfarë do të ndodhë me taksat, me mirëqenien? Me paret që kanë njerëzit dhe nuk dinë çfarë të blejnë… Ky është luksi i protestës së pakuptimtë. Protesta është neveritëse, është jashtë kohës, jashtë momentit. Është dhimbje per mu ajo që po bëjnë qytetarët shqiptarë. Kjo do ta kishte dinjitetin kur liria në Ukrainë dhe taksat tona do të jenë pjesë e përplasjes me qeverinë. Fjalimet që kam dëgjuar në protestë janë turp. Ka racizëm brenda, ka paqartësi brenda. Protesta duhet me pas qëllim. Nuk duhet me na turpëru para botës.” – tha Haxhiu.