Vendosni fjalën kyçe....

Biznesi i vogël e i mesëm: Kërkojmë ngrirje të taksave të karburantit


Biznesi i vogël dhe i mesëm do i vijojë protestat deri në plotësimin e kërkesave.

Ky ka qenë qëndrimi sa ka mbajtur kreun i shoqatës, Albert Nasto.

Ai tha se biznesi i vogël e i mesëm kërkon përgjysminin e taksave dhe ngrirjen e taksave të karburantit.

Sipas Nastos, qeveria e ndihmoi shumë pak biznesin gjatë pandemisë.

“E kemi parë me shqetësim gjendjen aktuale. Sepse rritet çmimi i naftës. Pavarësisht se është kufizuar. Koha është emergjente dhe zgjidhja nga ana e qeverisë duhet të ishte emergjente. Edhe në kohën e pandemisë qeveria pak e ndihmoi biznesin. Masat që ka marrë qeveria në paketën e ndihmës, mund të ndihmojë pak por nuk është ajo që duhet. Është e pamjaftueshme. Ne kemi thënë se duhen hequr taksat nga karburanti. Më vonë të ketë një përgjysmim të taksave. Sot çdo qytetar paguan jo më pak se 1350 lekë të vjetra taksë për një litër karburant për qeverinë shqiptare. Nafta dhe karburanti janë artikuj të shportës dhe sigurisë kombëtare. Shqipëria nuk duhet të kishte këtë çmim.” – tha Nasto.