Vendosni fjalën kyçe....

“Covid 19 është ushtar i Allahut”- Financuan imamin xhihadist në Tiranë, arrestohen katër shqiptarë në Bari


Një operacion i ri i Prokurorisë Publike të Barit ka çuar në pranga katër shqiptarë të akuzuar për terrorizmëm ndërkombëtar.

Siç raportojnë mediet italiane, ata dyshohen se kanë mbledhur dhe dërguar para për të financuar aktivitetin terrorist të imamit të xhamisë “Xhamia e Letrës” në Kavajë, Genci Abdurrahim Balla, i cili besohet se është i afërt me shoqatën e ISIS-it dhe tashmë i dënuar me 17 vjet burg pasi kishte rekrutuar dhjetëra luftëtarë të dërguar në Siri.

Kjo është akuza e prokurorisë ndaj 4 shtetasve me origjinë shqiptare me banim në zonën e Barit. Në arrest shtëpie kanë përfunduar: Yljan Muca, 31-vjeç, Roland Leshi, 37-vjeç, Elsio Ramku, 33-vjeç Roland Belba, 37-vjeç. Muça do të ishte promotori i nismës së grumbullimit të parave, Leshi dhe Ramku do të kishin rolin e ndërmjetësit dhe Belba, kunati i Muçës, do t’i kalonte materialisht paratë përmes kanaleve jo të gjurmueshme. Sipas hetimit të autoriteteve italiane në një rast paratë janë dërguar me një kamion, i cili u transportua me traget nga Italia.

Hetimet zbuluan se katër të arrestuarit besonin se Covid 19, në përputhje të përsosur me disa teori xhihadiste, duhej të konsiderohej si “një ushtar i vogël i Allahut“. Pasi ky virus besohej se u dërgua në Tokë për të ndëshkuar mosbesimin e perëndimorëve.