Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka marrë pjesë në inaugurimin e shkollës së parë shqiptare në Teksas.
Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes postimeve në rrjetet sociale.
“Një nder të isha pjesë e hapjes së shkollës së parë shqiptare në Teksas sot.”- shkruan Dua.
Ajo shton: “Qendra promovon kulturën, artin dhe muzikën shqiptare duke ofruar kurse gjuhësore për moshat 5-15 vjeç”.
Në një nga videot që kanë qarkulluar në rrjet, Dua dëgjohet duke thënë se është shumë e rëndësishme të jesh në gjendje të shprehesh në gjuhën e origjinës, aty ku ke rrënjët e tua.
View this post on Instagram