Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata Supreme në Britani i hap rrugën esktradimit të Julian Assange në SHBA


Gjykata Supreme e Britanisë ka kundërshtuar apelin e Julian Assange për mosekstradimin  e tij në SHBA.

Në procesin që zgjat prej kohësh, gjykata i ka dhënë dritën jeshile ekstradimit të bashkëthemeluesit të Wikileaks.

Tashmë çështja ndodhet në zyrën e Sekretares së Brendshme, Priti Patel, që ka në dorë të autorizojë esktradimin e Assange në SHBA ku përballet me një sërë akuzash e rrezikon burgim të përjetshëm.

Assange ndodhet në një burg të sigurisë së lartë në Londër prej shumë kohësh në pritje të vendimit për ekstradimin ose jo të tij në SHBA.