Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Bathore, duke lënë të plagosur dy persona. Sipas policisë, mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur dy pasagjerët me inicialet S.R., dhe E.M.
Këta janë dërguar në spital ku për fat të mirë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë sipas policisë, shoferi është larguar nga vendngjarja dhe po punohet për identifikimin e tij.
Identiteti i tij pritet të zbulohet nga dëshmia e dy të dëmtuarve.
“Më datë 14.03.2022, në Bathore, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit S. R., dhe E. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e drejuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.”- thuhet në njoftimin e Policisë.