Një “pauzë teknike” është marrë në negociatat midis zyrtarëve rusë dhe ukrainas deri nesër. Të paktën kështu ka deklaruar këshilltari presidencial ukrainas, Mykhaylo Podolyak.
Në një postim në “Twitter” ai shkruan: “Deri nesër është bërë pauzë teknike në negociata. Për punë shtesë në nëngrupet e punës dhe sqarimin e përkufizimeve individuale. Negociatat vazhdojnë…”
A technical pause has been taken in the negotiations until tomorrow. For additional work in the working subgroups and clarification of individual definitions. Negotiations continue…
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) March 14, 2022
Disa orë më parë Podolyak pati publikuar një foto nga bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë, të cilat po zhvilloheshin këtë radhë përmes një video-telefonate. Ai shprehej se dy palët po komunikonin por ky komunikim mes tyre ishte i vështirë.
The parties actively express their specified positions. Communication is being held yet it’s hard. The reason for the discord is too different political systems. 🇺🇦 is a free dialogue within the society & an obligatory consensus. 🇷🇺 is an ultimatum suppression of its own society pic.twitter.com/O00fnCd1WP
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) March 14, 2022