Vendosni fjalën kyçe....

PD akuza Berishës: Ai dhe deputetët e tij bashkuan votat me Ramën në mbrojtje të aferës së inceneratorëve


Partia Demokratike ka denoncuar ish-kryeministrin Berisha dhe deputetët që e mbështesin se kanë bashkuar votat me kryeministrin Rama për të rrëzuar raportin për inceneratorët të dalë nga Komisioni Hetimor.

Në një deklaratë në Facebook, selia blu thekson se me votimin në Kuvend Berisha mbrojti korrupionin e kreut të qeverisë.

PD thekson se ata që akuzojnë e mashtrojnë gjithë ditën kanë bashkuar votat me Ramën në mbrojtje të aferës më të madhe korruptive në vend.

“Komisioni Hetimore për Inceneratorët, i tregoi çdo shqiptari se si Rama dhe ministrat e tij vodhën 430 milionë euro të shqiptarëve. Bazuar në fakte dhe prova, u kallzuan penalisht në SPAK, Erjon Veliaj, Damjan Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Emirjana Sako, Alqi Bllako dhe Armando Subashi. Mazhoranca tentoi disa herë ta sabotonte dhe pengonte punën e këtij komisioni por nuk ia doli dot. Raporti perfundimtar i cili fakton me prova se si iu vodhën shqiptarëve në skemën kriminale të inceneratorëve, për çudi nuk u votua nga deputetët e Sali Berishës. Ata bashkuan votat me Edi Ramën kundër këtij raporti për të mbrojtur korrupsionin e Ramës. Ata që akuzojnë, mashtrojnë gjithë ditën për bashkëpunim me Ramën, janë faktuar duke bashkuar votat në mbrojtje të aferës më të madhe korruptive të ndodhur në Shqipëri.” – thuhet në reagimin e PD-së.