Një nga negociatorët e Kievit ka ndarë një fotografi nga bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë, të cilat tani kanë hyrë në raundin e tyre të katërt dhe po zhvillohen përmes një video-telefonate.
Zyrtari ukrainas Mykhailo Podolyak thotë se të dyja palët tani kanë paraqitur pozicionet e tyre.
“Palët shprehin në mënyrë aktive qëndrimet e tyre të specifikuara. Komunikimi po mbahet por është i vështirë. Arsyeja e mosmarrëveshjes janë sisteme shumë të ndryshme politike. kraina është një dialog i lirë brenda shoqërisë dhe një konsensus i detyrueshëm.
usia është një shtypje ultimatum e shoqërisë së saj.”- shkruan Podolyak.
Siç shkruan BBC, më herët ai kishte thënë se bisedimet e reja do të fokusohen në vendosjen e një armëpushimi, tërheqjen e trupave ruse dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën.
The parties actively express their specified positions. Communication is being held yet it’s hard. The reason for the discord is too different political systems.
is a free dialogue within the society & an obligatory consensus.
is an ultimatum suppression of its own society pic.twitter.com/O00fnCd1WP
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) March 14, 2022