Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar sot se eksporti i kontrolluar i grurit do të lejohet për vendet e rajonit, fillimisht drejt Shqipërisë.
Në hapjen e fabrikës Teklas Automotive në Vranjë, Vuçiç iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për ndalimin e eksportit të drithit dhe tha se në kohën e ndalimit të eksportit ka pasur kontrata për eksportin e 350 mijë tonë grurë.
Vuçiç tha se nëse fqinjët si Bosnja dhe Hercegovina nuk do të kenë bukë, kjo do të thotë se as Serbia nuk do të ketë.
Ai ka konfirmuar për Dnevni Avaz se Serbia ka mjaft grurë dhe se është e sigurt që një pjesë të asaj sasie do ta marrë edhe Shqipëria si dhe Bosnja e Hercegovina.
“Natyrisht, ne kemi grurë mjaftueshëm për Serbinë, dhe më shumë se sa mjafton, por është e kotë të thuhet se na mjafton diçka dhe se njerëzit e lagjes nuk e kanë. Sa për këtë Serbia do të jetë e hapur. Tashmë i ka marrë kërkesat e para nga Shqipëria dhe ne po punojmë për to. Por nëse thoni se Serbia do të ketë bukë dhe Bosnja dhe Hercegovina jo, kjo do të thotë se as Serbia nuk do të ketë.”– ka theksuar Vuçiç sipas medias serbe.