Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit i listojnë 3 kërkesat Ramës: Nëse nuk i realizon jep dorëheqjen dhe hap garën për kryetar tjetër në PS


Në protestën që po mbahet sot përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë zbuluar tre kërkesat që kanë për kryeministrin Edi Rama.

Kërkesa e tyre e parë ka të bëjë me anulimin e taksës së qarkullimit mbi naftën, e dyta me pezullimin e përkohshëm të akcizës mbi karburantet dhe e treta për miratimin e një ligji për minimumin jetik.

Kryeministrit i lihet një afat deri të Premten, më datë 18 Mars. Protestuesit thonë se nëse kërkesat nuk plotësohen do të kërkojnë dorëheqjen e tij..

“Kërkojmë:
– Anulim i përhershëm për taksën e qarkullimin

– Pezullim i përkohshëm i akcizës për karburantet deri në përfundim të krizës

– Miratimi i ligjit për minimumin jetik, afati i realizimit në fund të kësaj jave. Mos realizimi i këtyre konverton kërkesat në një dorëheqje nga kryeministri Ramoviç dhe hapja e garës brenda PS-së për kryeministër të ri. Pasi PS nuk ka vetëm këta përbindësha, ka edhe të tjerë.

I ftoj shqiptarët të bashkohen në çdo shesh të bllokojnë nga një orë, dy orë rrugën. U bëj thirrje shoferëve të mos mërziten për 1 orë bllokim të qarkullimit. Imagjinoni si janë protestat në vende të tjera. Këto janë protestat më të bukura në botë. Çfarë proteste paqësore të tjera doni, me lule? S’ka më as lule se ju i keni prishur edhe parqet kombëtare.”– tha protestuesi Ben Kola që listoi kërkesat ndaj qeverisë.