Vendosni fjalën kyçe....

Rama zbulon mesazhin nga Brukseli: Po ndjekin me shqetësim protestat në Tiranë, pyesin kush qëndron pas tyre


Kryeministri Rama ka pohuar mbrëmjen e sotme se i ka ardhur një mesazh nga Brukseli që pyet se kush qëndron pas protestave në Tiranë.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët nga zyra e tij, kreu i qeverisë tha se në Bruksel janë të shqetësuar për protestat në Shqipëri.

Po kështu ai theksoi se ajo që po ndodh me çmimet është vetëm fillimi.

“Më ka ardhur një mesazh nga Brukseli ku thotë: po ndjekim me shqetësim zhvillimet në Tiranë, a keni informacion kush po qëndron pas këtyre protestave, është legjitime t’i bëhet presion qeverisë që të veprojë në ndihmë të njerëzve, Shqipëria është pjesë e NATO-s, ndërkaq NATO është gati defakto në luftë me Rusinë. Kjo ka sjelë telashe ,vështirësi. Kjo që po ndodh me çmimet mund të ketë vetëm fillimi dhe Rusia ka shpresë të madhe te protestat ekonomike nëpër vendet e NATO-s.” – tha ndër të tjera Rama