Vendosni fjalën kyçe....

Shtëpisë në Pogradec i vendoset lëndë plasëse, shkaktohen vetëm dëme materiale


Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në derën e jashtmetë një banesë në fshatin Vërdovë në Pogradec.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 11, banesa i përket Arben Xhukellari 44 vjeç.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ku është dëmtuar porta e jashtme e oborrit dhe xhamat e derës së jashtme së banesës.

Policia po punon për identifikim, kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.