Vendosni fjalën kyçe....

“Si ato rezistencat që digjet sa e vë në prizë” – Protestuesi ironizon Paketën e Rezistencës Sociale të Ramës


Në protestën që po mbahet sot përpara Kryeministrisë, kanë nisur fjalimet e qytetarëve dhe aktivitëve që vijojnë rezustencën edhe kundërshtimin e tyre ndaj rritjes së çmimeve të karburanteve dhe produkteve të shportës.

Aktivisti Mirgen Qiraxhi gjatë fjalës së tij, ironizoi paketën e kryeministrit Edi Rama duke thënë se është “si ato rezistenca që digjet sa e vë në prizë”.

“Të dashur bashkëqytetar me X5 afrohuni, të dashur bashkëqytetarë me rolexa afrohuni, qytetarë me iphone afrohuni.

Ja ku jemi në ditën e 6-të të rezistencës tonë. Në ditën e 6-të të presionit ndaj qytetarit, në ditën e 6-të të këtij kryeministri të vetmuar, në ditën e 6-të të vetmisë së madhe, në ditën e 6-të të një proteste që nuk i ka kryer asnjë dëm këtij qyteti. Kryeministri mbyllet me blinda.

Ndërkohë që qytetarët i ka lënë pa bukë, paketa e rezistencës së këtij kryeministri është si ato rezistenca që digjet sa e vë në prizë. Të dashur qytetarë keni frymëzuar një Shqipëri të prerë. Qytete me radhë janë të gjithë në protestë, a e kuptoni çfarë keni bërë apo jo?

Kryeministrit i prishët pushimet e kthyet nga Dubai. Kryeministri refuzoi 6 ditë më parë të pranonte krizën, vetëm kur ju pa ju këtu e kuptoi se duhej të kujdesej për të mbajtur karrigen. Çfarëdo që ju ka dhënë nuk e ka dhënë por e keni marrë. A e kuptoni çfarë ka dhënë, u ka dhënë pensionistëve 30 mijë lekë, një bukë në ditë u ka dhënë.

Pensionistët që kanë ndërtuar këtë vend, u ka dhënë 30 mijë lekë. Kjo është për të qeshur. Kjo protestë nuk është sprint, por është maratonë, është qëndrim. Ne nuk shkulemi pa fituar dinjitetin, ne nuk shkulemi pa fituar dinjitetin.”- tha Qiraxhi.