Raportet në “Telegram” pretendojnë se trupat ruse kanë hedhur në erë municione përballë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhya.
Lidhur me këtë ka reaguar kompania e energjisë bërthamore e Ukrainës, Energoatom, e cila sipas BBC-së thotë se nuk është ende e qartë nëse nivelet e rrezatimit janë prekur që nga shpërthimi.
Rusia mori kontrollin e termocentralit më të madh bërthamor në Evropë më 4 mars, pasi u godit nga bombardimet.
Centrali, i vendosur rreth 550 kilometra në jug-lindje të kryeqytetit Kiev, në brigjet e lumit Dnieper, prodhon rreth 20% të të gjithë energjisë elektrike në Ukrainë.