Deputetët e PD-së kanë kërkuar interpelenacë me kryeministrin Rama lidhur me çmimet në vend.
Në kërkesën drejtuar kryetares së Kuvendit Nikolla bëhet me dije se në interpelancë kërkohen sqarime lidhur me paketën e masave për përballimin e krizës, gjendjen e rezervave materiale të shtetit dhe gjendjen e rezervës së sigurisë së naftës.
Kërkesa është firmosur nga deputetët Këlliçi, Vokshi, Noka, Koti, Spaho, Paloka, Leskaj, etj.