Vendosni fjalën kyçe....

Dita e shtatë e protestës, qindra studentë e qytetarë mblidhen para kryeministrisë


Qindra studentë e qytetarë janë mbledhur para kryeministrisë në ditën e shtatë të protestës.  Protesutesit kërkojnë heqjen e taksës së karburantit dhe uljen e çmimeve të ushqimeve.

Ata kanë deklaruar se nëse nuk bien çmimet do bjerë qeveria. Më shumë qytetarë po i bashkohen grupit të protestuesve para kryeministrisë.

Kreu i qeverisë ka deklaruar se taksa e karburantit nuk do bjerë edhe nëse dalin 100 fish më shumë protestues.

Kryeministri Rama tha se qeveria po subvencionon çmimin e energjisë elektrike i cili është rritur në tregjet globale për shkak të luftës në Ukrainë.

Rama ka prezantuar Paketën e Rezistencës Sociale që sipas tij do u vijë në ndihmë kategorive më në nevojë në vend.