Vendosni fjalën kyçe....

Kandidati për president të FSHF-së Shakohoxha: Do vijoj betejën ligjore


Kandidati për president të FSHF-së, Dritan Shakohoxha, ka thënë sot se do vijojë betejën ligjore.

Ai tha se shpresonte se vendimi i marrë sot në asamble nuk do legjitimohet nga gjykata.

Gazetari shprehur bindjen se drejtësia do funksionojë. Armand Duka u rizgjodh sot për herë të gjashtë në krye të FSHF-së.

“Siç e kam deklaruar edhe dje, unë do të vazhdoj betejën ligjore. Besoj shumë që votimi i sotëm nuk do të legjitimohet. FSHF ka përdorur politikën e faktit të kryer e cila mund t’i duket me vlerë sot por ditët në vijim do e shohim të gjithë që do jetë e pa vlerë. Gjykatat kanë folur dhe do flasin përsëri besoj, duke ruajtur të njëjtin standart si në 2 rastet e mëparshme. Në fund, drejtësia do vendoset dhe futbolli do flasë me votat e anëtarëve të familjes tonë.” – tha Shakohoxha.