Vendosni fjalën kyçe....

Këshilltari i qeverisë ukrainase: Lufta mund të përfundojë deri në Maj


 

Një këshilltar në qeverinë e Ukrainës thotë se lufta duhet të përfundojë deri në maj, sepse Rusisë do t’i mbarojnë burimet për të vazhduar pushtimin.

Reuters raporton se Oleksiy Arestovich, një këshilltar i shefit të kabinetit të presidentit ukrainas, tha: “Mendoj se jo më vonë se Maji, fillimi i Majit, duhet të kemi një marrëveshje paqeje, ndoshta shumë më herët, do ta shohim, e kam fjalën për datat e fundit të mundshme.

Ne jemi në një rrugë të ngushtë tani: ose do të arrihet një marrëveshje paqeje shumë shpejt, brenda një ose dy javësh, me tërheqjen e trupave dhe gjithçka. Ose do të ketë një përpjekje për të grumbulluar disa, të themi, sirianë për një raund të dytë dhe, kur t’i shtypim edhe ata, një marrëveshje deri në mes të prillit ose në fund të prillit.”

Koha e saktë sipas tij do të varet nga sa burime ishte i gatshëm të angazhonte Kremlini për fushatën dhe nëse mund të rrezikonte të përdorte rekrutët e rinj për të plotësuar ushtarët e humbur që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.

Sugjerimi i Arestovich-it se Rusia mund të përpiqet të përdorë mercenarë sirianë u mbështet nga një raport nga Observatorit Sirian të të Drejtave të Njeriut, i cili thotë se Rusia ka regjistruar 40 mijë milici nga aleati i saj në Lindjen e Mesme.