Vendosni fjalën kyçe....

“Malumja me lekët e shtetit” – Rama replikon me qytetarin: Koncerti nuk kishte asnjë lidhje me asnjë qindarkë nga fondet publike


Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes komenteve në “Facebook” lidhur me kritikat për koncertin e mbajtur mbrëmjen e kaluar me rastin e “Ditës së Verës” në Tiranë, të këngëtarit kolumbian me famë botërore, Maluma.

Një qytetar e kritikon atë duke e “falenderuar” me ironi për koncertin: “Faleminderit per koncertin dje dhe të gjithë e kuptuam turpin.”

Rama i kthehet këtij komentuesi duke e sqaruar se për koncertin e djeshëm të Malumës nuk ishte harxhuar asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit, por se gjithçka ishte organizuar nga një kompani private.

 “Jo që s’ke kuptuar gjë, po je keqkuptuar edhe më shumë, sepse koncerti nuk kishte asnjë lidhje me asnjë qindarkë nga fondet publike, po ishte i organizuar nga një kompani private, çka e bën turpin e protestës edhe më të turpshëm në fakt, kur mendon se aty thuhen edhe maskarallëqe të tilla si Malumja me lekët e shtetit, Maybach-u i Lali Erit apo Abazhuri prej floriri i zyrës time.”- ia kthen Rama qytetarit.