Vendosni fjalën kyçe....

Protestë në Francë kundër rritjes së çmimit të karburantit (Video)


 

Protestuesit kanë bllokuar depot e karburantit në Lorient dhe Brest të martën në mëngjes në zemërim ndaj rritjes së çmimit të karburantit, duke u zotuar se do të qëndrojnë derisa qeveria të ngrijë taksën e brendshme për produktet e naftës.

Nga ora 9 e mëngjesit policia kishte raportuar se në protestë merrnin pjesë rreth 50 automjete, ndërsa peshkatarët iu bashkuan aksionit të Lorient duke u vënë flakën një grumbulli paletash në hyrje të rrugës.

Organizatorët kanë këmbëngulur se do të lejojnë vetëm naftën e rezervuar për fermerët dhe kontraktorët bujqësor të largohen nga depot dhe shpresojnë të tërheqin rreth 200 pjesëmarrës në protestë deri të mërkurën.