Vendosni fjalën kyçe....

Putin bisedon me Charles Michel: Udhëheqësit e BE-së injoruan veprimet kriminale të ushtrisë ukrainase që vranë civilë në Donetsk


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me Charles Michel lidhur me luftën në Ukrainë.

Ambasada Ruse në Tiranë e cila ka shpërndarë çështjet e diskutimet shkruan se Putin i kushtoi vëmendje injorimit të udhëheqjes së BE-së e cilas sipas Kremlinit bëri ndaj veprimeve të ushtrisë ukrainase e cila goditi me raketa një zonë të banuar të Donetskut ku mbetën viktima në radhët e popullsisë civile.

Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel.

Palët vazhduan diskutimin rreth situatës në lidhje me kryerjen e operacionit special ushtarak rus për mbrojtjen e republikave të Donbasit, si dhe për aspektet humanitare, duke përfshirë masat për evakuimin e civilëve.

Presidenti i Rusisë i kushtoi vëmendje të veçantë faktit se udhëheqja e Bashkimit Evropian, duke vlerësuar publikisht atë që po ndodhte, injoroi veprimin e djeshëm kriminal dhe çnjerëzor të ushtrisë ukrainase – një sulm me raketa në një zonë të banuar në qendër të Doneckut, i cili çoi në viktima të shumta në mesin e popullatës civile.

Vladimir Putin përshkroi vlerësimet e tij themelore për negociatat në vazhdim midis përfaqësuesve rusë dhe ukrainas për të hartuar marrëveshjet duke marrë parasysh kërkesat e njohura ruse. Në të njëjtën kohë, u vu re se Kievi nuk demonstron një qëndrim serioz ndaj gjetjes së zgjidhjeve reciprokisht të pranueshme.”-shkruan Ambasada Amerikane.