Vendosni fjalën kyçe....

Qëllohet me armë konsullata amerikane në Meksikë pas arrestimit të bosit të drogës


Konsullata amerikane në qytetin kufitar meksikan të Nuevo Laredo u sulmua me armë zjarri të hënën, duke e detyruar atë të mbyllet përkohësisht.

Të shtëna u qëlluan në konsullatë pas arrestimit të kreut të bandës Juan Gerardo Trevino, i cili po përballet me ekstradimin në SHBA me akuzat për trafik droge, pastrim parash, vrasje, terrorizëm dhe krime të tjera.

Konsullata lëshoi ​​një paralajmërim për amerikanët në qytet të hënën, duke i këshilluar ata që ‘të shmangin zonën ose të kërkojnë strehim të sigurt’ për shkak të një ‘situate emergjente’ pranë ndërtesës së konsullatës. Konsullata më vonë zbuloi se situata emergjente kishte të bënte me të shtënat me armë zjarri ndaj godinës.

Sipas Reuters, anëtarë të dyshuar të bandës bllokuan rrugët në Nuevo Laredo dhe u vunë zjarrin disa mjeteve, me sa duket në shenjë proteste për arrestimin e liderit të bandës. Një person raportohet se ka vdekur në mes të shpërthimit të dhunës.

Takimet në konsullatën amerikane u anuluan si pasojë e të shtënave me armë dhe ndërtesa është mbyllur përkohësisht.