Vendosni fjalën kyçe....

Rusia: Kemi marrë nën kontroll të gjithë territorin e rajonit Kherson


Forcat e armatosura ruse kanë marrë nën kontroll të plotë të gjithë territorin e rajonit Kherson në Ukrainë.

Të paktën kështu deklaroi të martën përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes ruse, gjeneralmajor Igor Konashenkov.

“Forcat e armatosura të Federatës Ruse kanë marrë kontrollin e plotë të të gjithë territorit të rajonit Kherson.”- tha ai sipas agjencisë së lajmeve ruse TASS.

Sipas tij, grupimi i trupave të Republikës Popullore të Donetsk, duke vazhduar operacionet sulmuese, depërtoi në mbrojtjen e nacionalistëve ukrainas, mori kontrollin e vendbanimit Panteleymonovka dhe arriti në vijën Verkhnetoretskoye-Novoselovka-2.