Vendosni fjalën kyçe....

Studentët e FSHN-së dhe FSHS-së u bashkohen protestave kundër rritjes së çmimeve, por listojnë disa kërkesa shtesë për Ramën


Studentët e Shkencave Sociale dhe ata të Fakultetit të Shkencave të Natyrës janë ngritur në një protestë këtë martë. Ata thanë se do u bashkohen protestave të qytetarëve kundër rritjes së çmimeve, ndërsa kanë listuar disa kërkesa shtesë të tyre për qeverinë.

Disa përfaqësues të studentëve thanë para gazetarëve se shqetësimi i tyre kryesor janë çmimet e larta të studimeve për nivelin Master. Po ashtu kërkojnë zerim të tarifës për abonenë studentore për shkak të kësaj periudhe në krizë. Sipas tyre studentët janë të vetmit që nuk preken nga ndihmat e qeverisë.

Ata thanë se do të organizohen dhe do të jenë masivisht në shesh.

“Arsyeja pse jemi këtu është një e vetme i gjithë vendi është në protestë kombëtare për rritjen e çmimeve dhe taksave dhe një nga shtresat që preket janë dhe studentët. Ne kemi protestuar gjithë kohën për tarifat, sidomos për tarifat e masterit, sot do dalim me 3 kërkesa bazike për studentët:

E para përgjysmim të tarifave të masterit që janë më të lartat të paktën në rajonin e Ballkanit.

Zerim të tarifës për abonenë studentore se është periudhë krizë. Studentët janë të vetmit që nuk preken nga ndihmesat.

Pikë tjetër kërkojmë zgjedhjet për përfaqësuesit e studentëve në bordin e administrimit.

Sot në bordin e administrimit në Universitetin e Tiranës s’kanë përfaqësues për menaxhimin e fondeve.

Kemi dhe mesazh për qeverinë ne sot deklarojmë se nesër do nisim organizimet në cdo fakultet do i bashkohemi protestave kombëtare që janë çdo ditë do nisim organizimet tona, përtej kërkesave që ka kjo protestë do i bashkangjisim dhe kërkesat tona.

Të rinjtë duhen të jenë në krye të cdo proteste se të rinjtë janë të papërfaqësuar nuk kanë një zë në Parlament.

Nga nesër organizime në cdo fakultet dhe do i bashkohemi protestës kombëtare.

Nëse qeveria nuk merr masa, do përshkallëzohet. Që kjo qeveri është arrogante nuk ka dyshim mjafton fjalët si i drejtohet kryeministri protestuesve e mos mendojë se na demotivon se të tillë gjuhë komunikmi ka përdorur dhe me ne që jemi ngelësa e llumi i shoqërisë, ne do i vijojmë protestat tona. Në 2018 është trembur dhe duhet të kujtoni faktin që ndërroi gjysmën e qeverisë, ai nga të rinjtë dridhet.”– tha një student i FSHN-së.