Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me raportin që tregon çmimin e naftës në botë.
Në një postim në “Facebook”, Tabaku thotë se vendi ynë renditet i fundit me të ardhurat më të ulëta në rajon, ku 40% e të ardhurave shkon për ushqimet dhe ujin, ku 25% shkojnë për karburant.
Ajo thotë se për këtë arsye protestat e ditëve të fundit nuk janë të turpshme, duke iu referuar kështu termit të përdorur nga kryeministri Edi Rama, pasi sipas saj taksat mbi naftën dhe oligopoli mbi naftën po rrisin çmimet më shumë se sa në çdo vend tjetër. Tabaku e konsideron qesharake paketën e Rëzistencës Sociale të prezantuar nga Rama.
“Raporti çmimi naftës për një serbator të mbushur në raport me të ardhurat!
Vendi me të ardhurat më të ulëta në rajon, ku 40% e të ardhurave shkon për ushqimet dhe ujin, ku 25% shkojnë për karburant.
Prandaj nuk është turp sot protesta për çmimet e naftës, monopolit të saj dhe taksave!
Paketa e ofruar është qesharake dhe jashtë nevojave të qytetarëve.
Taksat mbi naftën dhe oligopoli mbi naftën po rrisin çmimet më shumë se sa në çdo vend tjetër! Reagimi qytetarëve është korrekt përballë arrogancës së korruptuarve!”- shkruan Tabaku.