Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ukrainë ka publikuar një njoftim përmes të cilit akuzon forcat ruse se qëlluan dhe vranë sot 10 persona në qytetin verior të Chernihivit.
Sipas ambasadës, viktimat po qëndronin në radhë për të blerë bukë.
“Sot, forcat ruse qëlluan dhe vranë 10 persona që qëndronin në radhë për bukë në Chernihiv. Sulmet e tilla të tmerrshme duhet të ndalen. Ne po shqyrtojmë të gjitha opsionet e disponueshme për të siguruar përgjegjësi për çdo krim mizor në Ukrainë.”- thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
Сьогодні російські війська розстріляли 10 людей, які стояли в черзі за хлібом у Чернігові. Такі жахливі напади мають припинитися. Ми розглядаємо всі можливі варіанти для притягнення до відповідальності за будь-які жорстокі злочини в Україні.
— U.S. Embassy Kyiv (@USEmbassyKyiv) March 16, 2022
Another atrocity of russian occupiers in Chernigiv today.
They fired on civilians standing in the line to buy bread. At least 10 were killed. pic.twitter.com/dNoDIIuJnx— Daria Kaleniuk (@dkaleniuk) March 16, 2022