Vendosni fjalën kyçe....

Putin: Ne s’kemi nevojë të printojmë para për të përballuar sanksionet


Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Perëndimi nuk do të ketë sukses në atë që ai e quajti përpjekjen e tij për të arritur dominimin global dhe për të copëtuar Rusinë.

Putin ka folur në një takim të qeverisë së tij këtë mëngjes, ku u shpreh se nëse Perëndimi mendon se Rusia do të tërhiqet, atëherë nuk e kupton Rusinë.

Ai foli gjithashtu për sanksionet e krijuara për të goditur ekonominë e Rusisë, por tha se banka qendrore nuk ka nevojë të printojë para dhe se vendi ka burime të mjaftueshme financiare.

“Ekonomia dhe biznesi ynë i kanë të gjitha burimet e nevojshme për të përmbushur të gjitha objektivat e vendosura, sfidat vetëm duhet të na mobilizojnë.”- tha ai sipas BBC-së.

Ka tre javë që kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë.