Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) është duke zhvilluar një hetim mbi portabilitetin e numrave.
Hetimi ka zbuluar se në ndryshim nga dy kompanitë e tjera “Albtelecom” dhe “One Telecomunications”, kompania “Vodafone” në mënyrë arbitrare konfiskon dhe rrëmben numrat duke mos lejuar qytetarët të ndryshojnë abonimin e kompanisë duke ruajtur të njëjtin numër siç ligji ua garanton.
Në çdo vend të Europës, “Vodafone” do të ishte përballur me gjoba kolosale nëse do shkelte parimin e portabilitetit, por në Shqipëri kjo kompani ushtron një pushtet okult direkt mbi qeverinë, por edhe nëpërmjet lobistëve që e mbështesin këtë kompani në Bashkimin Europian.
Lidhur me hetimin, në raportin e siguruar nga “Hashtag.al”, AKEP thotë për kompaninë “AlbTelecom”: “Në bazë të dokumentacionit të administruar gjatë procedurës inspektuese, dhe materializuar në proces verbalin e inspektimit Nr. 41, datë 21.12.2021, G.I konstatoi se subjekti i inspektimit ka shfaqur vullnet pozitiv në përmbushjen e detyrimeve dhe rekomandimeve të lëna nga strukturat e AKEP, pёrgjatё inspektimeve te mёparshme.”
Për kompaninë “One Telecomunication” thuhet: “Në bazë të dokumentacionit të administruar gjatë procedurës inspektuese, dhe materializuar në proces verbalin e inspektimit Nr. 40, datë 21.12.2021, Grupi inspektimit (G.I) konstatoi se subjekti i inspektimit ka shfaqur vullnet pozitiv në përmbushjen e detyrimeve dhe rekomandimeve të lëna nga strukturat e AKEP në inspektimin e mëparshëm .”
Për të dyja kompanitë jepen edhe disa urdhërime për t’u zbatuar.
Ndërsa për kompaninë “Vodafone” thuhet: “Në bazë të dokumentacionit të administruar gjatë procedurës inspektuese, G.I. konstatoi se në veprimtarinë e sipërmarrësit objekt inspektimi rezultojnë shkelje të përcaktimeve të Rregullores Nr.43, datë 22.09.2016 ‘Për mënyrën e zbatimit të portabilitetit të numrit’. Gjithashtu GI, pasi ka administruar dokumentacionin ka konstatuar se sipërmarrësi nuk ka korrigjuar plotësisht rekomandimet e lëna nga inspektimi i mëparshëm i kryer në harkun kohor 2020-2021.
GI, nё respektim tё afateve kohore, ka vijuar me marrjen e Vendimit Përfundimtar të Inspektimit nё datë 19/01/2022.
Sipërmarrësi bazuar nё nenit 136 të ligjit Nr.9918/2008, ka paraqitur ankim administrativ pranë Këshillit Drejtues të AKEP, lidhur me Vendimin Pёrfundimtar tё Inspektimit.
Brenda afateve ligjore KD e AKEP, do tё marrё nё shqyrtim ankimin administrativ tё sipёrmarresit duke dalё mё pas me vendim pёrfundimtar. Çёshtja ёshtё nё proces administrativ.”
Aktualisht kjo kompani është duke shkaktuar një skandal, duke sfiduar edhe nëpërkëmbur autoritetin e Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë, për të refuzuar fituesin e tenderit mbi numrat “06941” ku të drejtën për furnizimin e policisë për këto numra e ka fituar një kompani konkurente e “Vodafone”./Hashtag.al
Për përgjigjen e plotë të AKEP kliko këtu