Vendosni fjalën kyçe....

Rusia bombardon teatrin në Mariupol, raportohet se shërbente si strehim për qindra civilë


Këshilli Bashkiak i Mariupolit ka postuar imazhe të teatrit të qytetit ukrainas – ku thuhet se janë strehuar qindra njerëz dhe pasi pësoi dëme të mëdha nga një bombardim të mërkurën.

Videot treguan një zjarr që shpërtheu në rrënojat e teatrit.

Këshilli i qytetit tha se forcat ruse kishin shkatërruar me qëllim dhe në mënyrë cinike Teatrin e Dramës në zemër të Mariupolit.

Sipas tyre, aeroplani hodhi një bombë në një ndërtesë ku ishin strehuar qindra civilë të Mariupolit.

Këshilli shtoi në kanalin e tij Telegram:

Është ende e pamundur të vlerësohen përmasat e këtij akti të tmerrshëm dhe çnjerëzor, sepse qyteti vazhdon të bombardohet në zonat e banuara. Dihet se pas bombardimeve u shkatërrua pjesa qendrore e Teatrit të Dramës dhe hyrja e strehës në ndërtesë u shkatërrua.”

Ai tha se numri i viktimave ishte ende duke u konfirmuar.

Është e pamundur të gjesh fjalë që mund të përshkruajnë nivelin e mizorisë dhe cinizmit me të cilin pushtuesit rusë po shkatërrojnë popullsinë civile të qytetit ukrainas buzë detit. Këta janë plotësisht njerëz paqësorë të paarmatosur”, thuhet në deklaratë.

Më vete, Petro Andriushchenko, një këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupolit, tha se strehimi e teatrit ishte më e madhu për nga numri i personave që mbarte në qendër të qytetit.

Sipas të dhënave paraprake, më shumë se 1000 njerëz ishin fshehur atje. Numri i të vdekurve dhe të plagosurve nuk dihet.” tha ai.