Uashingtoni i ka kërkuar Indisë që të mos vazhdojë me planin për të blerë naftë bruto ruse me çmim të ulur, duke thënë se masa do ishte mbështetje e Moskës në mes të ofensivës së saj ushtarake në Ukrainë.
Paralajmërimi i SHBA-së vjen teksa një zyrtar i lartë indian tha se vendi i tij do të ishte ‘i lumtur’ të blinte naftën ruse me ofertë.
E pyetur në lidhje me raportet e fundit se India mund të pranojë një propozim rus për naftë më të lirë, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se kombet duhet të marrin parasysh rolin e tyre në histori, megjithëse vuri në dukje se masa nuk do të binte ndesh me sanksionet perëndimore.
“Mesazhi ynë për çdo vend vazhdon të jetë, padyshim, respektimi i sanksioneve,” tha ajo, duke shtuar “Unë nuk mendoj se kjo do të ishte shkelje sanksionet, por mendoni se se çfarë vendi do doni të keni në librat e historisë. Mbështetja për udhëheqjen ruse është mbështetje për një pushtim që padyshim ka një ndikim shkatërrues.”
Komentet e Psaki-t vijnë pasi dy zyrtarë indianë i thanë Reuters se Nju Delhi aktualisht po peshon ofertën ruse, me njërin prej tyre që vëren se vendi i tij ka të ngjarë ta pranojë atë.
Raportime të tjera sugjerojnë gjithashtu se të dy vendet po përpunojnë aktualisht një mekanizëm tregtar dypalësh që përfshin rupi dhe rubla.
Ndërsa India aktualisht importon vetëm rreth 3% të naftës së saj nga Rusia, rritja e çmimeve, deri tani me 40% këtë vit, mund ta bëjë propozimin e Moskës më tërheqës.
Deri më sot, India ka kundërshtuar të bashkohet me SHBA-në dhe BE-në në vënien e sanksioneve ndaj Rusisë.